Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi se qeveria e tij ka arritur një marrëveshje për të filluar importimin e naftës nga Rusia, si pjesë e masave për të ulur çmimet e karburantit në vend, bën të ditur “Xinhua”.

"Brenda 60 ditësh nafta mund të fillojë të mbërrijë në Brazil nga Rusia", -u tha Bolsonaro gazetarëve nga selia e qeverisë në Brasilia.

Presidenti mbrojti vendimin për të importuar naftë ruse, duke thënë se është më e lirë se furnizuesit e tjerë të huaj të zgjedhur nga kompania shtetërore e naftës “Petrobras”.

“Brazili importon pothuajse 30 për qind të naftës së konsumuar në vend. Ne duhet të importojmë nga ata që shesin me një çmim më të mirë”, -tha Bolsonaro.

Brazili është neutral në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë, tha Bolsonaro, duke kujtuar se u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Moskë në shkurt dhe të dy udhëheqësit ranë dakord të ruajnë furnizimin me plehra për agrobiznesin brazilian. (Elona)