Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe situatën në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të hënën.

Të dy liderët u fokusuan në detyrat për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik, duke përfshirë masat për të përmirësuar kuadrin ligjor kontraktual, për të nxitur tregtinë dhe përdorimin e monedhave kombëtare në transaksione, si dhe për të siguruar furnizime të pandërprera të energjisë ruse, citon “Xinhua” deklaratën e Kremlinit.

Putin dhe Erdogan shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi situatën në Ukrainë, duke përfshirë mënyrat në të cilat të dy vendet mund të koordinojnë përpjekjet për të siguruar lundrim të sigurt në Detin e Zi dhe eksportin e grurit në tregjet globale.

Erdogan vuri në dukje se është koha që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e grurit, sipas zyrës presidenciale të Turqisë.

Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për ringjalljen e procesit të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës. (Elona)