Foto: VCG

Foto: Xinhua

E vendosur në Kigali, kryeqyteti i Ruandës, Instituti “Forever TVET” ofron kurse trajnimi për aftësitë për të rritur perspektivat e studentëve të rinj në tregun e punës.

E themeluar në vitin 2018 nga “Beijing Forever Technology Co., Ltd.” e Kinës, shkolla profesionale ofron kontrollin e makinerive të rënda, studimin dhe hartimin e tokës, energjinë elektrike industriale, ndërtimin e rrugëve, inxhinierinë kompjuterike, etj., bën të ditur “Xinhua”.

Sipas Narcisse Izabayo, mësuesi kryesor, në institut ofrohen trajnime që nuk janë të disponueshme askund tjetër në rajon, si kontrolli dhe mirëmbajtja e makinerive të rënda. Ai tha se të diplomuarit gjejnë punë me paga të mira. Punëdhënësit e mundshëm përfshijnë kompani të mëdha ruandeze dhe kineze.

Shkolla tani ka 154 nxënës. Që nga fillimi i saj në vitin 2018, ajo ka nxjerrë afro 500 të diplomuar në degë të ndryshme.

Fan Qiangqiang, drejtori i përgjithshëm i shkollës, thekson se duke kombinuar metodat e shkëlqyera të mësimdhënies në Kinë dhe nevojat lokale, shkolla harton kurse nga teoria, simulimi në funksionimin praktik dhe më pas ofron praktikë në kompani të mëdha.

“Ne u ofrojmë studentëve mundësi praktike në kompani të mëdha”, -tha ai.

Fan tha se në të ardhmen shkolla do të zgjerojë pajisjet, do të shtojë mësuesit dhe nxënësit, për të ofruar më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. (Elona)