Foto:VCG

Foto:VCG

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar që do të zëvendësojë Boris Johnson do të shpallet më 5 shtator. Lajmi u bë i ditur nga Graham Brady, kryetar i "Komitetit 1922" të Partisë Konservatore, bën të ditur “China Daily”. Kandidatët duhet të marrin mbështetjen e 20 anëtarëve të parlamentit. Pragu është dukshëm më i lartë se mbështetja e kërkuar e tetë deputetëve në rregullat e zakonshme të partisë. Raundi i parë i votimit mes deputetëve konservatorë do të mbahet të mërkurën, tha ai, duke shtuar se pretendentët do të duhet të marrin 30 vota për të hyrë në votimin e dytë që do të mbahet të enjten.

Numri i kandidatëve do të zvogëlohet në dy përpara se deputetët të ndahen për pushimet verore më 21 korrik.

Dy pretendentët e fundit do të kalojnë më pas përmes një votimi postar të të gjithë anëtarëve konservatorë, rreth 200.000, gjatë verës dhe fituesi do të bëhet udhëheqësi i ri konservator dhe kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Deri tani janë 11 kandidatë për postin. (Elona)