Foto nga VCG

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka shpallur kandidaturën për të qenë liderja e ardhshme e Partisë Konservatore për të pasuar në këtë detyrë Boris Johnson, njofton “RTSH”.

Truss deklaroi se nëse do të bëhet kryeministre do të nisë shkurtimin e taksave.

Sekretari i biznesit Kwasi Kwarteng ka mbështetur Liz Truss për të qenë udhëheqësja e ardhshme, raporton “Skynews”.

“Ajo që ne nuk mund të bëjmë është thjesht të ngarkojmë ekonominë tonë me shumë taksa të ndryshme. Unë mendoj se duhet të ketë një rivendosje dhe duhet të ketë një rrugë të re. Instinkti bazë i Liz-it për taksat është i drejtë. Ajo nuk mendon se njerëzit duhet të paguajnë taksa gjithnjë e më të larta për të paguar shpenzime më të larta”, -tha ai.

Truss ka qenë deputete që nga viti 2010 dhe është anëtarja me shërbimin më të gjatë të kabinetit, pasi ka mbajtur poste nën drejtimin e David Cameron, Theresa May dhe Boris Johnson. (Fatosi)