Foto nga VCG

Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) njoftoi se filloi nxjerrjen e uraniumit të pasuruar 20 për qind nga impianti i pasurimit të Fordout në Iranin qendror, njoftoi televizioni shtetëror, të cilit i referohet “Xinhua”.

“Uraniumi i pasuruar me 20 për qind u nxor nga zinxhiri i ri i centrifugave të cilat u instaluan dhe u ushqyen me gaz në Fordou dy javë më parë”, -tha Behrouz Kamalvandi për “IRIB TV”.

“Kjo ishte pjesa përfundimtare teknike e aksionit të paralajmëruar më parë, për të cilin Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ishte informuar më herët”, -tha ai.

Zëdhënësi vuri në dukje se veprimi i AEOI u krye në përputhje me zbatimin e detyrave të saj ligjore për lëshimin dhe furnizimin e gazit të uraniumit në 1000 centrifuga IR-6, sipas raportit.

Kjo është hera e parë që vihen në përdorim centrifugat IR-6, gjenerata e tretë e Iranit dhe objektet më të avancuara të pasurimit të uraniumit.

Irani nënshkroi një marrëveshje bërthamore, ose Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) me fuqitë botërore në korrik 2015, duke rënë dakord të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndaj vendit. Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, Irani është i detyruar të kufizojë pasurimin e uraniumit në 3.67 për qind të pastërtisë.

Megjithatë, Irani filloi gradualisht të zvogëlojë angazhimet e tij ndaj marrëveshjes një vit pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump nxori në mënyrë të njëanshme vendin e tij nga JCPOA në maj 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit.

Irani tashmë po pasurohet deri në 60 për qind, shumë mbi 20 për qind që prodhonte përpara marrëveshjes së 2015-s. (Fatosi)