Foto:VCG

Foto:VCG

Një libër i ri që shpjegon dhe analizon zhvillimin e inovacionit të Kinës dhe perspektivat e saj, “The Oxford Handbook of China Innovation”, u lançua në internet të dielën, njofton “Xinhua”.

Manuali fton më shumë se 60 ekspertë nga universitete dhe institucione kërkimore në mbarë botën për të parë zhvillimin e inovacionit të Kinës me kritika, diskutime politikash dhe pikëpamje për përparimin e mëtejshëm, shkruhet në hyrje të librit.

Kapitujt mbulojnë tema duke përfshirë politikat e zhvillimit të Kinës, vendin e inovacionit në prioritetet kombëtare, komponentët e sistemit kombëtar të inovacionit dhe burimet e nevojshme për vendosjen efektive të tyre, prezantoi ndër të tjera Fu Xiaolan, drejtor themelues i Qendrës së Teknologjisë dhe Menaxhimit për Zhvillim (TMCD) të Universitetit të Oksfordit.

Botuar nga “Oxford University Press”, manuali u redaktua nga Fu, Chen Jin i Universitetit Tsinghua të Kinës dhe Bruce McKern i Universitetit të Teknologjisë në Sidnei.

TMCD dhe Qendra Kërkimore për Inovacionin Teknologjik të Universitetit Tsinghua bashkorganizuan eventin e lançimit. (Fatosi)