Foto: VCG

Foto: VCG

Vendvotimet në të gjithë Japoninë u hapën të dielën në mëngjes për zgjedhjet e Dhomës së Lartë që do të mbahen vetëm dy ditë pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u vra gjatë fushatës, njofton “China Daily”.

Votimi pritet të zgjerojë shumicën e Partisë Liberal Demokratike në pushtet dhe partnerit të saj të koalicionit.

Kryeministri japonez Fumio Kishida dhe politikanë të tjerë kanë këmbëngulur se vrasja shokuese nuk do ta ndalonte procesin demokratik.

Ai mori kohë për të shprehur ngushëllimet në shtëpinë e familjes së Abe në Tokio, ku trupi i ish-kryeministrit mbërriti të shtunën pasdite nga një spital në Japoninë perëndimore.

Vrasja, e cila ndodhi të premten, tronditi kombin dhe botën.

Personi i akuzuar për vrasjen e tij, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, është në paraburgim dhe u ka thënë hetuesve se kishte në shënjestër Abe, sepse besonte se politikani ishte i lidhur me një organizatë të paidentifikuar.

Yamagami besonte se ish-udhëheqësi japonez ishte i lidhur me një grup fetar që ai e fajësoi për shkatërrimin financiar të nënës së tij dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin me një armë të bërë vetë, bëri të ditur policia për mediet lokale të shtunën. (Fatosi)