Foto: VCG

Foto: VCG

Një komitet ekspertësh në Letoni ka rekomanduar që dhjetëra statuja të epokës sovjetike të hiqen ose shkatërrohen, njofton “CGTN”.

Shtetet baltike janë ndër ato që kanë mbajtur qëndrimin më të fortë kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Pasi filloi konflikti, Letonia filloi të përballej me historinë e saj nën sundimin rus.

Një debat i gjatë u hap për fatin e qindra monumenteve të ndërtuara gjatë periudhës 47-vjeçare të vendit si republikë sovjetike.

Ligjvënësit prishën shpejt një marrëveshje me Rusinë për të mbrojtur statujat e epokës sovjetike, duke hapur rrugën që ato të çmontoheshin.

Paneli i ekspertëve të kulturës i ka paraqitur qeverisë për shqyrtim 69 objekte.

Kur lista të finalizohet, statujat dhe pllakat ose do të shkatërrohen ose, nëse kanë vlerë artistike, do të vendosen në ruajtje.

Varret e luftës do të mbeten të paprekura. Mijëra letonë luftuan ose për Wehrmacht ose për Ushtrinë e Kuqe, shumë kundër vullnetit të tyre.

Monumenti më i diskutueshëm i vendit është tashmë në shënjestër për prishje. Një obelisk 79 metra i rrethuar nga dy statuja shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve.

Në vitin 1997, dy nacionalistë letonë vdiqën duke u përpjekur ta hidhnin në erë.

Por anëtarët e pakicës së konsiderueshme ruse të Letonisë lënë lule atje çdo vit për të kujtuar paraardhësit e humbur në Luftën e Dytë Botërore. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë bëri të ditur se shkatërrimi i monumentit do të provokojë një konflikt ndëretnik.

Në maj, disa rusë etnikë u arrestuan duke protestuar kundër prishjes dhe vendi tani është i rrethuar nga një pengesë dhe disa makina policie.

Ndërsa shumica e Letonëve mbështesin masën për heqjen e simboleve sovjetike, disa historianë thonë se procesi po ecën shumë shpejt.

Ndërsa Letonia e hedh veten me gjithë zemër në një rrugë më perëndimore, ajo largohet më shumë nga e kaluara e saj sovjetike.

Tani ka thirrje që vendi të ndërtojë monumente të reja për të nderuar pavarësinë e tij post-sovjetike. Të vjetrat do të kalojnë në histori. (Fatosi)