[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Evropa po përballet me një valë të re të Covid-19 të nxitur nga nënvariantet shumë të transmetueshme BA.4 dhe BA.5 të Omicron, njoftoi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), citon “Xinhua”.

“Ne shohim një valë të re të Covid në shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian”, -tha Marco Cavaleri, kreu i Strategjisë së Kërcënimeve Biologjike të Shëndetit dhe Vaksinave të EMA-s.

Sipas tij, vala drejtohet nga BA.4 dhe BA.5 të cilat janë shumë të transmetueshme.

“Bazuar në parashikimet aktuale, BA.4 dhe BA.5 pritet të bëhen dominuese në të gjithë vendet evropiane, duke zëvendësuar me gjasë të gjitha variantet e tjera deri në fund të korrikut”, -tha Cavaleri.

“Megjithëse nuk ka asnjë provë që variantet i bëjnë njerëzit më të sëmurë se llojet e mëparshme të virusit, rritja e transmetimit midis grupmoshave më të vjetra ka filluar të përkthehet në sëmundje të rënda. Ndërsa kjo valë e re po shpaloset në të gjithë Evropën, është thelbësore të ruhet mbrojtja e grupeve vulnerabël dhe të shmanget çdo shtyrje e vaksinimit”, -theksoi Cavaleri. (Irma)