Brazili ka parashikuar një prodhim drithi prej 272.5 milionë tonësh për sezonin bujqësor 2021-2022, me kushte të favorshme moti që priten për korrjen e dytë, bën të ditur “Xinhua”.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Shifra përfaqëson një rritje prej 6.7 për qind krahasuar me sezonin e mëparshëm, njoftoi të enjten Kompania Kombëtare e Furnizimit shtetëror. Sipërfaqja e kultivuar pritet të rritet me 4 milionë hektarë krahasuar me sezonin 2020-2021, thuhet në raport.

Soja, produkti kryesor i eksportit të bujqësisë braziliane, vlerësohet të japë 124 milionë tonë, me 10.2 për qind më pak se sezoni i kaluar, për shkak të kushteve të motit.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Të korrat totale të misrit parashikohet të arrijnë në 115.6 milionë tonë. Vetëm korrja e dytë e misrit vlerësohet të rritet me 45.6 për qind për të arritur në 88.4 milionë tonë, ndoshta rendimenti më i madh i korrjes së dytë në rekord.Midis kulturave dimërore, prodhimi i grurit vlerësohet gjithashtu të ketë një rekord prej 9 milionë tonësh. (Irma)