Norma vjetore e inflacionit të Greqisë arriti në 12.1 për qind në qershor, duke shënuar një rekord të lartë 30-vjeçar në vend, tha të premten Autoriteti i Statistikave Greke (ELSTAT).

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Shifra u rrit me 0.8 pikë përqindje nga ajo në maj. Inflacioni grek qëndroi vetëm në një për qind në qershor 2021, raporton “Xinhua”.

Rritjen e normës së inflacionit, ELSTAT ia atribuoi kryesisht rritjes së kostove të energjisë gjatë vitit të kaluar. Çmimet e gazit natyror u rritën me 117,7 për qind në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ndërsa çmimi i energjisë elektrike me 70,4 për qind dhe i naftës për ngrohje me 65,1 për qind, sipas ELSTAT.

Gjithashtu, kostot e banesave janë rritur me 31.5 për qind në qershor nga viti në vit, transporti me 25 për qind dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike me 12.6 për qind, tregojnë të dhënat e ELSTAT. (Irma)