[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

Gazeta amerikane “The New York Times” publikoi të enjten një raport, sipas të cilit pakënaqësia e amerikanëve me luftën antipandemike të autoriteteve vendore dhe qeverisë federale ka arritur në nivelin më të ulët që prej shpërthimit të pandemisë. Sipas analistëve, ky sondazh tregon se besimi i popullit amerikan te ekspertët e shëndetit publik dhe udhëheqësit e qeverisë ka rënë dukshëm.

Nga 2 deri më 8 maj, Qendra e Kërkimeve “Pew” zhvilloi një sondazh në internet rreth pandemisë me afro 10 mijë amerikanë të rritur. Sipas sondazhit, shkalla e miratimit të amerikanëve lidhur me punën kundër epidemisë për zyrtarët nga institucione si Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, u ul nga 79 për qind në fillim të vitit 2020 në 52 për qind, ndërsa për zyrtarët vendorë nga 69 në 54 për qind. Edhe për presidentin amerikan Joe Biden niveli i miratimit ka rënë dhe 56 për qind e të pyeturve mendojnë se ai ka treguar nivel mediokër në luftën antipandemike.

Kryetarja e Komitetit për Sëmundjet Infektive të Akademisë Amerikane të Pediatrisë Yvonne Maldonado mendon se mosbesimi i popullit amerikan te qeveria dhe politikanët ka ekzistuar në njëfarë mase edhe para shpërthimit të pandemisë, por pandemia thjesht e përkeqësoi këtë mosbesim. (Li Huailiang/Artan)