Kryeministri britanik Boris Johnson dha dorëheqjen të enjten pas rënies së mbështetjes për të, në mes të një orteku të dorëheqjeve ministrore për udhëheqjen e tij të goditur nga skandali, përcjell “Xinhua”.

Gjithsesi, Johnson tha se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri nga partia Tory.

Qeveria e Johnson filloi shpërbërjen që nga e marta kur Sajid Javid dhe Rishi Sunak dhanë dorëheqjen nga postet e tyre si sekretar i Shëndetësisë dhe kancelari i Thesarit. Numri i dorëheqjeve nga qeveria e tij shkoi shpejt në 50 deri të enjten në mëngjes, duke e çuar qeverinë e tij pranë një kolapsi.

Johnson është bërë kështu kryeministri i parë britanik në detyrë në histori që shkeli ligjin pasi mori një gjobë nga policia për pjesëmarrje në një festë në vitin 2020 gjatë bllokimit të vendit për Covid-19. (Irma)