Para një viti, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi: "Sot jemi më afër se kurrë shpëtimit nga një virus vdekjeprurës." Por deri tani mbi 1 milion amerikanë kanë humbur jetën nga epidemia e COVID-19. Në të njëjtën kohë, edhe lija e majmunit me origjinë të panjohur ka shkaktuar panik. Sipas paralajmërimeve nga ekspertë të sëmundjeve ngjitëse të cituar nga gazeta "The Hill", përhapja e lisës së majmunit mund të jetë një rrezik "jashtë kontrollit" në ShBA.

Për sa i përket problemit të të drejtave të njeriut, konfliktet e mprehta në shoqërinë amerikane janë përkeqësuar më tej. Në maj të vitit 2020, vrasja e afroamerikanit George Floyd nga një polic i bardhë shkaktoi protesta të mëdha në tërë ShBA-në. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e ShBA-së e ktheu vendimin për çështjen e ashtuquajtur "Roe kundër Wade", dhe problemi i së drejtës së abortit ka shkaktuar demonstrata në shkallë të gjerë në mbarë ShBA-në.

Sipas një komenti nga CMG-ja, nuk janë zgjidhur aspak problemet e vjetra amerikane, si konflikti mes partive, ndarjet shoqërore, kundërvënia etnike, dhuna nga armët etj., ndërsa ShBA-ja përballet edhe me rreziqet e rënies ekonomike dhe goditjen e inflacionit. (Xu Guang)