Foto:VCG

Foto:VCG

Gazeta amerikane "The Washington Post" publikoi të martën një artikull, ku thuhet që dhuna nga armët në ShBA, e cila ka dalë jashtë kontrollit, jo vetëm që ka vrarë shumë fëmijë, por edhe ka mbytur fëmijërinë e lirë të amerikanëve.

Autorja e artikullit, Theresa Vargas, thotë: “Dhuna nga armët ka dalë jashtë kontrollit dhe prindërit e fëmijëve janë detyruar të mendojnë a t'i çojnë fëmijët e tyre në aktivitete publike apo jo. Para se të vendosin në do t'i marrin fëmijët e tyre në koncert apo paradë, prindërit duhet të mendojnë së pari mundësinë e një sulmi me armë.”