Foto nga VCG

Rusia ka informuar Xhakartën për synimin e presidentit Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e G20-s në nëntor, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, citon “Xinhua”.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se pjesëmarrja e presidentit Putin do të varet nga situata globale, duke marrë parasysh situatën sanitare dhe epidemiologjike në Azinë Juglindore.

Në deklaratë theksohet se ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëheqë delegacionin rus në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20-s të enjten dhe të premten në Bali të Indonezisë. (Irma)