Urës "Lugou" në Pekin. /CFP

Urës "Lugou" në Pekin. /CFP

Ndërsa populli kinez shënon 85-vjetorin e Ngjarjes së Urës "Lugou" (e njohur edhe si Ngjarja e 7 Korrikut), marrëdhëniet kino-japoneze janë në një udhëkryq të ri mes rreziqeve dhe sfidave të ndryshme.

Më 7 korrik 1937 ushtarët japonezë sulmuan forcat kineze në urën "Lugou" në jugperëndim të Peiping-ut (Pekinit të sotëm), duke shënuar fillimin e pushtimit në shkallë të gjerë të Kinës nga Japonia dhe të luftës së rezistencës së mbarë kombit kinez kundër pushtuesve.

Një tank i tipit 90 i Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë qëllon në një objektiv gjatë një stërvitjeje vjetore me zjarr të gjallë në kampin Minami Eniwa në Eniwa, Hokkaido, Japoni. /CFP

Një tank i tipit 90 i Forcave të Vetëmbrojtjes Tokësore të Japonisë qëllon në një objektiv gjatë një stërvitjeje vjetore me zjarr të gjallë në kampin Minami Eniwa në Eniwa, Hokkaido, Japoni. /CFP

Tetëdhjetë e pesë vjet pas kësaj ngjarjeje dhe 50 vjet pas normalizimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Japonisë, rreziku i rikthimit të militarizmit në Japoni nuk është zhdukur. Ky rrezik po shtohet ndërsa politikanët japonezë të krahut të djathtë po përpiqen ta riarmatosin vendin dhe të ndjekin nga afër Uashingtonin, duke u përfshirë në kundërvënien në bllok.

Duke pasur parasysh rolin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, kushtetuta e saj e pasluftës, e miratuar në vitin 1946, e ka shpallur të jashtëligjshme luftën si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare që përfshijnë Japoninë, duke u njohur si "kushtetuta paqësore".

Për vite me radhë, politikanët japonezë të krahut të djathtë janë përpjekur ta rishikojnë kushtetutën dhe të heqin kufizimet e saj.

Toshimitsu Motegi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Liberaldemokrate në pushtet, ka shprehur shpresën së fundmi për të filluar një lëvizje në parlament për ndryshimin e kushtetutës pas zgjedhjeve të Dhomës së Lartë më 10 korrik.

Ndërsa nxitin rishikimet kushtetuese, politikanët e krahut të djathtë janë zotuar të rrisin aftësitë mbrojtëse të Japonisë.

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha në Dialogun e 19-të Shangri-La në Singapor më 10 qershor se qeveria e tij do të "forcojë rolin diplomatik dhe të sigurisë të Japonisë në rajon".

Partia Liberaldemokrate synon të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes të Japonisë nga rreth 1 % në 2 % të PBB-së, sa është niveli i vendeve anëtare të NATO-s.

Nobuyoshi Takashima, profesor emeritus në Universitetin e Ryukyus-it dhe historian, paralajmëroi kundër përpjekjeve për të rishikuar kushtetutën paqësore dhe për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Në një intervistë të fundit për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), Takashima tha se kushtetuta paqësore ishte një premtim që Japonia i bëri bashkësisë ndërkombëtar pas reflektimit të saj mbi pushtimin e vendeve aziatike. Nëse kushtetuta amendohet, vendet e rajonit do të alarmohen nga mundësia që Japonia të nisë përsëri luftë, shtoi ai.