Ditët e fundit, i riu afroamerikan Jayland Walker u vra nga tetë policë me mbi 90 të shtëna. Ky është një tjetër rast i zbatimit të dhunshëm të ligjit nga policia amerikane ndaj pjesëtarëve të pakicave.

Sipas të dhënave, nga viti 2020 deri në sot, zbatimi i dhunshëm i ligjit nga policia amerikanë ka shkaktuar 2 600 të vrarë, mbi 22 % e të cilëve afroamerikanë, duke e kaluar shumë përpjesëtimin e afroamerikanëve në popullsinë e përgjithshme të ShBA-së prej 13.4 %.

Gjendja e keqe dhe përvoja tragjike e pakicave amerikane vjen nga diskriminimi racial sistematik dhe i gjithanshëm në ShBA, si "supremacia e bardhë", "zëvendësimi racial" etj.

Në mbledhjen përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Diskriminimit Racial këtë vit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres vuri në dukje se racizmi është "forca e errët" që kërcënon vlerat e demokracisë, qëndrueshmërisë dhe paqes.

Grupi Mediatik i Kinës thekson në një koment se, si vend anëtar i Konventës Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, ShBA-ja nuk ka marrë masa efektive për të ndryshuar gjendjen e diskriminimit sistematik racial. (Xu Guang)