Foto nga VCG

Uebsajti amerikan "U.S News $ World Report" njoftoi të hënën se, sipas studimeve të fundit, në vitin e parë pas shpërthimit të epidemisë së COVID-19, në ShBA u ngrit shumë përqindja e vdekshmërisë së grave shtatzëna ose lehona.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore të ShBA-së, në vitin 2020 vdekshmëria e grave shtatzëna ose lehona në ShBA arriti në 18 %. Përqindja është më e lartë veçanërisht te gratë me ngjyrë dhe ato me origjinë latino-amerikane.

Siç bëhet e ditur, rritja e përqindjes së vdekshmërisë ka ardhur nga sëmundjet e lidhura me COVID-19. Po ashtu, shtyrja e kujdesit para lindjes gjatë epidemisë është një faktor i mundshëm rreziku. (Fani/Artan)