Foto nga VCG

Euro ra të martën kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivelin më të ulët të 20 viteve prej 1.029 dollarësh. Monedha e përbashkët e ndarë nga 19 shtete anëtare evropiane vazhdoi të dobësohej, duke humbur mbi një për qind kundrejt dollarit amerikan. Norma e referencës së euros kundrejt dollarit amerikan ishte 1,0455, sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE), citon “Xinhua”.

Euro ka rënë mbi nëntë për qind kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i këtij viti, sipas BQE.

Inflacioni në zonën e euros ka ardhur në rritje, gjë që vëzhguesit e tregut thonë se mund të dëmtojë besimin e konsumatorëve dhe të rëndojë rritjen ekonomike. Sipas zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, inflacioni vjetor në eurozonë u rrit në 8.6 për qind në qershor, nga 8.1 për qind në maj. (Elona)