Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe më shumë se një duzinë u zhdukën të dielën pasi një ortek i mori para, në Marmolada, në mes të temperaturave më të larta se zakonisht në Italinë veriore, njofton “Xinhua”.

Shkëputja e bllokut të akullit ndodhi një ditë pasi rajoni i Venetos regjistroi temperatura të larta rekord, me disa pjesë mbi nivelin e detit që e kalonin 40 gradë celsius.

Sipas zyrtarëve rajonalë, temperaturat në majën e Marmolada ishin rreth 10 gradë celsius. Normalisht temperaturat mbeten nën zero gjatë gjithë vitit në majat më të larta të Alpeve.

Po ashtu pati dhe tetë të plagosur, njëri në gjendje kritike, njoftoi Gianpaolo Bottacin, këshilltari rajonal i mbrojtjes civile në Veneto.

Maja e Marmolada është 3343 metra mbi nivelin e detit, duke e bërë atë një nga malet më të larta në vargun e thepisur të Dolomiteve të Italisë.

Tragjedia ndodhi kur një masiv akulli në akullnajën Punto Rocca u shemb, duke shkaktuar një rrëshqitje të borës, akullit dhe shkëmbinjve që përfshiu grupe të shumta alpinistësh. Autoritetet thanë se ekziston rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut në zonë. (Fatosi)