CGTN

Kina dhe Laosi shprehën të dielën dëshirën për të thelluar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella dhe për të nxitur në mënyrë aktive ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët ndërmjet të dy vendeve.

Gjatë takimit me zv.kryeministrin e ministrin e Jashtëm të Laosit Saleumxay Kommasith para Mbledhjes së 7-të të Ministrave të Jashtëm të Bashkëpunimit Lancang-Mekong në Mianmar, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se ndërtimi i bashkësisë me një të ardhme të përbashkët Kinë-Laos ka arritur përparim të dukshëm. Tregtia dypalëshe është rritur, me gjithë sfidat, dhe hekurudha Kinë-Laos funksionon me efikasitet.

Kina dhe Laosi duhet të forcojnë komunikimin strategjik, të thellojnë bashkëpunimin me përftime të ndërsjella, të përballojnë së bashku sfidat dhe të garantojnë barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare, për të ndërtuar më tej bashkësinë me të ardhme të përbashkët Kinë-Laos, tha ai.

CGTN

Nga ana e tij, Saleumxay theksoi se marrëdhëniet Laos-Kinë po përjetojnë një hov të madh, me përfundimin e ndërtimit në kohë të hekurudhës Laos-Kinë. Ai tha funksionimi i kësaj hekurudhe ka shfaqur plotësisht vlerat dhe arritjet e mëdha të nismës "Një brez, një rrugë", duke e ndihmuar Laosin të transformohet nga një vend i mbyllur në një vend të lidhur me rrugë e duke i sjellë përfitime konkrete popullit laosian.

Të dy palët arritën konsensus për të punuar së bashku që t'i bëjnë ballë mendësisë së Luftës së Ftohtë dhe lojës ku fituesi i merr të gjitha, të kundërshtojnë standardet e dyfishta të ndjekura me qëllim nga disa vende dhe të hedhin poshtë ndërhyrjet dhe pengimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve. (Xu Guang)