Foto nga VCG

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, nënshkroi një projektligj që kufizon armët e fshehura në përgjigje të një vendimi të fundit nga Gjykata e Lartë që rrëzoi kufizimet e vjetra të licencimit të shtetit.

Individët do të përballen me dënime penale nëse mbajnë armë të fshehura në vende të ndjeshme si aeroporte, transport publik, institucione arsimore si dhe në “Times Square”.

Gjykata e Lartë e SHBA-së së fundi hodhi poshtë një ligj shekullor të shtetit të Nju Jorkut, i cili u kërkon pronarëve të armëve të kenë arsye të mundshme për të mbajtur një armë të fshehur.

Zyrtarët e zgjedhur në Nju Jork u zotuan të mbrojnë sigurinë publike dhe legjislatura vendase e miratoi projektligjin në një seancë të jashtëzakonshme, për të zbutur goditjen e vendimit të Gjykatës së Lartë në rastin e shoqatës “Rifle & Pistol” të Shtetit të Nju Jorkut kundër Bruen.

Ligji do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe do të krijohet një bord apelimi për aplikantët, të cilëve iu refuzohet licenca ose rinovimi.

Megjithatë, legjislatura e re mund të përballet me sfida ligjore nga avokatët e të drejtave të armëve, pasi disa ligjvënës republikanë argumentuan se ajo shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë. (Fatosi)