Foto nga VCG

Ukraina ka fituar 22.2 miliardë dollarë amerikanë nga eksportimi i drithërave dhe farave vajore në vitin fiskal 2021-2022, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Ukrinform”, citon “Xinhua”.

Të ardhurat janë fituar nga eksporti i 61.52 milionë tonë drithëra dhe fara vajore ndërmjet 1 korrikut 2021 dhe 30 qershorit 2022, raporton “Ukrinform”, duke cituar Taras Kachka, përfaqësuesin e tregtisë së vendit dhe zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Bujqësisë.

Fitimet e Ukrainës sezonin e kaluar u nxitën kryesisht nga eksportet e misrit dhe vajit të lulediellit, duke kontribuar së bashku me 11.6 miliardë dollarë, tha Kachka.

Në vitin 2021, Ukraina pati një prodhim rekord të grurit, bishtajoreve dhe farave vajore që arrinin në më shumë se 106 milionë tonë. (Fatosi)