Italia përditësoi protokollet e shëndetit të koronavirusit në vendin e punës, teksa treguesit kryesorë të pandemisë në vend vazhdojnë të rriten.

Rregullat e reja, të publikuara nga Ministria e Punës dhe Politikave Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë, kërkojnë përdorimin e maskës për personat me rreziqe specifike shëndetësore, ose në rastet kur vendet e punës mund të rrisin rrezikun e infektimit. Udhëzimet inkurajojnë gjithashtu punën nga shtëpia, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas protokolleve, çdo punonjës që paraqet në punë me simptoma të ngjashme me gripin kërkohet të informojë punëdhënësin e tij në kohën e duhur.

Mjekja në terapinë intensive në një spital në Romë, më 7 shkurt 2022/ VCG

Mjekja në terapinë intensive në një spital në Romë, më 7 shkurt 2022/ VCG

Ndryshimet vijnë pasi treguesit kryesorë të koronavirusit në Itali janë përkeqësuar ditët e fundit. Sipas një raporti të Fondacionit “Gimbe”, një ent i monitorimit të shëndetit, infeksionet Covid u rritën me më shumë se 50 për qind gjatë kësaj jave, krahasuar me një javë më parë.

Bazuar në të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, Fondacioni Gimbe raportoi gjithashtu se shtrimet në spital për shkak të Covid u rritën më shumë se 25 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Ndërkohë, numri i personave në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 15 për qind dhe shkalla e vdekshmërisë javore u rrit me 16 për qind. (Irma)