Qendra e kulturës kineze në Paris mbajti, së bashku me Panairin e Letërsisë Kineze, një recital me poezi bashkëkohore kineze për rreth 200 dashamirës të kulturës kineze, përcjell “Xinhua”.

“Kina dhe Franca janë dy vende me një kulturë të lashtë poetike dhe një atmosferë të fortë poetike. Shkëmbimet letrare midis dy vendeve janë të shpeshta dhe me ndikime të vazhdueshme reciproke”, -deklaroi She Mingyuan, drejtoreshë e qendrës së kulturës kineze në Paris.

Për të, recitali synon të forcojë miqësinë midis Kinës dhe Francës përmes poezisë dhe të sjellë një vrull të ri në komunikimin mes dy popujve.

Zhang Ruling, organizatore dhe poete kineze që jeton në Francë/ foto nga VCG

Zhang Ruling, organizatore dhe poete kineze që jeton në Francë/ foto nga VCG

Zhang Ruling, organizatore dhe poete kineze që jeton në Francë, tha se poezia mund të shprehë të gjitha ndjenjat njerëzore, si dashuria, miqësia dhe nostalgjia për kohët e kaluara dhe njerëzit e humbur të dashur.

“Poezia krijon një lidhje të natyrshme midis kulturave, midis popujve, midis shpirtrave njerëzorë. Në kompleksitetin e botës së sotme, më shumë se kurrë, ne aspirojmë mirëkuptimin midis popujve, dialogun midis zemrave”, -theksoi ajo. (Irma)