Një burrë afgan mbajti furnizimin shpëtimtar të dhuruar nga Kina pas tërmetit, më 2 korrik 2022 në provincën Paktika të Afganistanit/ Xinhua

Një burrë afgan mbajti furnizimin shpëtimtar të dhuruar nga Kina pas tërmetit, më 2 korrik 2022 në provincën Paktika të Afganistanit/ Xinhua

Zyrtarët e administrimit të fatkeqësive në Afganistan i shprehën falënderime Kinës për dërgimin e ndihmave humanitare për familjet e prekura nga tërmeti.

Ata thanë gjithashtu se autoritetet kanë shpërndarë për të prekurit prej tërmetit në një distrikt të provincës Paktika afro 300 çadra, që janë një pjesë e 920 çadrave e veshjeve të dhuruara nga Kina.

Kina ka premtuar të ofrojë një ndihmë urgjente humanitare prej 50 milionë juanësh (afro 7.5 milionë dollarë amerikanë) për të prekurit nga tërmeti në Afganistan, një vend që ka vuajtur për një kohë të gjatë nga lufta.

Një tërmet shkatërrues goditi pjesën lindore të Afganistanit më 22 qershor, duke shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur dhe më shumë se 1 500 të plagosur. (Wang Lei/ Artan)