VCG

VCG

Dubai nisi të premten vendosjen e një tarife prej 25 fils (6 cent amerikan) për çdo qese plastike njëpërdorimshe, si pjesë e masave të Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndaluar gradualisht përdorimin e disa produkteve plastike deri në vitin 2024, citon “Xinhua”.

Masa është në përputhje me rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore dhe inkurajimin e individëve për të reduktuar përdorimin e tepërt të plastikës, bënë të ditur autoritetet lokale.

Sipas bashkisë së Dubait, tarifa është e detyrueshme për të gjitha dyqanet, shërbimet e tregtisë elektronike dhe shërbimet e dërgesës që ofrojnë produkte me qese njëpërdorimshe (me trashësi më pak se 57 mikrometra) për të transportuar mallra.

Masa e qeverisë së Dubait pason vendimin e Abu Dhabit më 1 qershor për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në të gjitha dyqanet. (Irma)