Figura e virusit të lijës së majmunit në mikroskop/ VCG

Figura e virusit të lijës së majmunit në mikroskop/ VCG

Turqia konfirmoi rastin e parë të infeksionit me linë e majmuni, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

“Lija e majmunit u zbulua në një pacient 37 vjeç, me probleme të sistemit imunitar. Ai është në izolim”, -tha Koca përmes një postimi në “Twitter”, citon “Xinhua”.

Ministri turk deklaroi se deri tani nuk është evidentuar asnjë kontakt i pacientit dhe nuk është gjetur asnjë rast tjetër.

Rasti u zbulua në Stamboll, njoftoi transmetuesi “NTV”.

Simptomat e lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhembje koke, dhembje muskujsh dhe lodhje. (Irma)