Një bazar në San-Francisko të ShBA-së më 2 qershor 2022/ VCG

Një bazar në San-Francisko të ShBA-së më 2 qershor 2022/ VCG

Në një njoftim të së enjtes të gazetës amerikane “The New York Times” thuhet se amerikanët janë gjithnjë e më pesimistë për ekonominë dhe janë më të shqetësuar për inflacionin dhe tregun e punës.

Sipas sondazhit, 52 për qind e amerikanëve të rritur që u intervistuan shprehën mendimin se gjendja ekonomike është më e keqe se një vit më parë. Kjo përqindje është më e larta në sondazhet e pesë vjetëve të fundit.

Ndërkohë, vetëm 30 për qind e amerikanëve e përkrahin masën e Sistemit të Rezervës Federale për ngritjen e normës së interesit për kufizimin e inflacionit. (Wang Lei/ Artan)