Duhet vigjilencë e lartë ndaj lëvizjeve të rrezikshme të NATO-s për të cenuar Azi-Paqësorin

Në kryeqytetin spanjoll Madrid u mbyll të entjen Samiti i NATO-s. "Dokumenti i konceptit të ri strategjik " i NATO-s, i miratuar në këtë samit, e cilëson Kinën si një "sfidë sistemike" dhe pretendon se Kina "rrezikon sigurinë e NATO-s". Në samit u ftuan që të marrin pjesë edhe Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re dhe vende të tjera të Azi-Paqësorit. Opinioni publik ndërkombëtar beson se NATO-ja ka ndërmarrë një hap të rrezikshëm për të shkelur Azi-Paqësorin dhe për të frenuar Kinën, prandaj duhet të jetë vigjilent.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO-ja, e udhëhequr nga ShBA-ja, ishte e prirur të përfshihej në ndarjet ideologjike dhe kundërvënien në grup, duke u bërë një mjet i ShBA-së për të ruajtur hegjemoninë e saj. NATO-ja ka anashkaluar në mënyrë të përsëritur Kombet e Bashkuara dhe ka shkaktuar plagë lufte në vendet e tjera. Konflikti aktual Rusi-Ukrainë lidhet drejtpërdrejt me kundërvënien në grup të NATO-s dhe ngushtimin e vazhdueshëm të hapësirës së sigurisë të Rusisë.

Azi-Paqësori është një nga rajonet më të begata, më dinamike, më të larmishme dhe më përfshirëse në botë. Si një forcë jashtëterritoriale, NATO-ja e ka shkelur këtë rajon dhe mund të sjellë aty vetëm "lojën ku fituesi i merr të gjitha" dhe kundërvënien në grup. Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana beson se shtrirja globale e NATO-s do të krijojë një botë të ndarë. Faktet kanë vërtetuar se vendet e Azi-Paqësorit janë të afta t'i trajtojnë mirë çështjet rajonale. Nuk ka vend për NATO-n në Azi-Paqësor dhe NATO-ja nuk duhet të lejohet të sjellë trazira në këtë rajon.(Zhan Dian/Artan)