VCG

VCG

Agjencia e lajmeve "Reuters" njoftoi të premten se ekonomia amerikane u tkurr me 1.6 % në tremujorin e parë të këtij viti, për shkak të deficitit tregtar rekord dhe rigjallërimit të epidemisë së COVID-19, që frenoi shpenzimet në sektorin e shërbimeve etj. Edhe të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të publikuara nga Departamenti i Tregtisë i ShBA-së tregojnë dobësinë e ekonomisë amerikane. Shumë ekonomistë parashikojnë se tkurrja e PBB-së është vetëm një fillim i rënies së ekonomisë amerikane.(Xu Guang)