Politikani bullgar (Foto Xinhua)

Politikani bullgar (Foto Xinhua)

“Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, Kina ka demonstruar vitalitetin e vërtetë të shoqërisë njerëzore. Pavarësisht se sa shpesh keni qenë në Kinë, gjatë çdo vizite zbuloni diçka të re”, -deklaroi prof. Zahari Zahariev, kryetar i Shoqatës Kombëtare Bullgare për “Një brez, një Rrugë” dhe ish-deputet i Parlamentit bullgar, gjatë një interviste për “Xinhua”.

Sipas politikanit veteran bullgar, ndërsa vitaliteti tregohet në dinamikën e ndërtimit, ka ndryshime serioze në mentalitetin dhe aftësinë e individëve për të komunikuar plotësisht.

“Gjithnjë e më shumë ke ndjenjën se në Kinë je në kontakt me një shoqëri civile ekzistuese, aktive, që jeton në dimensione reale”, -tha Zahariev, i cili e ka vizituar mbi 10 herë Kinën gjatë viteve 1988-2020.

“PKK është një parti e vërtetë popullore e cila fokusohet tek interesat, pritjet, pikëpamjet dhe impulsin krijues të qarqeve të ndryshme të shoqërisë kineze, duke i lejuar të gjithë njerëzit të bashkohen nga një vizion i përbashkët zhvillimi dhe sigurisht një interes i përbashkët”, -tha Zahariev.

Sipas tij, nga njëra anë, PKK nuk e shpërfill të kaluarën e saj, pasi ajo lidhet jo vetëm me historinë e Kinës, por edhe me historinë e vetë partisë si burim i njohurive dhe përvojës së saj. Nga ana tjetër, ajo ka ndërtuar politikën e saj mbi përtëritje. “Dhe nuk është rastësi që në politikën e Kinës, veçanërisht në vitet e fundit, mund të flasim për lançimin e ideve të reja, pikëpamjeve të reja si në aspektin teorik, ashtu edhe në aspektin e strukturës organizative të KPK-së”, -tha ai.

Zahariev theksoi se PKK, përmes politikave të saj, ka arritur ta nxjerrë popullin kinez nga varfëria, privimi, mjerimi, analfabetizmi. “Çdo anëtar i shoqërisë kineze është në gjendje të ndihet si një qytetar i plotë i këtij vendi. PKK është gjithashtu në gjendje t’i japë çdo qytetari kinez arsye të mjaftueshme për t'u ndjerë pafundësisht krenar që është përfaqësues i një kombi vërtet të madh, i një vendi të madh”. (Irma)