Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së martës të gazetës amerikane "New York Times", shumë ekonomistë janë të mendimit se po shtohet mundësia që ekonomia amerikane të bjerë në recesion në të ardhmen. Inflacioni i lartë, norma e interesit në rritje, ekonomia e paqëndrueshme dhe tregu i trazuar po e çojnë ekonominë amerikane drejt rënies më të shpejtë në recesion. Edhe ekspertët që mendojnë se ShBA-ja mund ta shmangë recesionin, janë të detyruar ta pranojnë faktin që qëndrimi i tyre mund të jetë optimist. (Fani/Artan)