Sesioni I OKB per te drejtat e njeriut (Foto Europa.eu)

Sesioni I OKB per te drejtat e njeriut (Foto Europa.eu)

Mbi 90 vende lëshuan të hënën një deklaratë të përbashkët në sesionin e 50-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore brenda kontekstit të adresimit të pabarazive në rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19, bën të ditur “Xinhua”.

Chen Xu, kreu i Misionit Kinez në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, tha se duke komplikuar sfidat ekzistuese socio-ekonomike, Covid-19 ka zgjeruar pabarazitë strukturore brenda dhe midis shteteve.

“Fatkeqësisht, rimëkëmbja ekonomike globale nga pandemia është e pabalancuar. Të kufizuara nga një krisje likuiditeti në rritje, vendet në zhvillim po luftojnë për të rimëkëmbur ekonomitë e tyre, për të zbutur varfërinë, për të luftuar diskriminimin dhe për të përmirësuar jetesën”, -vuri në dukje Chen.

Pasiguria e energjisë dhe ushqimit kanë paraqitur gjithashtu sfida të rënda për përpjekjet e shteteve për rimëkëmbje, tha ai, duke shtuar se me ndikimet e pandërprera negative në jetën, nevojat dhe dinjitetin e njerëzve, pandemia është larg përfundimit. Prandaj, tha Chen, ekziston një imperativ i qartë i të drejtave të njeriut që makineria e të drejtave të njeriut të OKB-së të veprojë dhe të luajë rolin e saj në lehtësimin e një rikuperimi të qëndrueshëm, të barabartë dhe elastik nga pandemia. “Theksojmë se pandemia Covid 19 mund të kundërshtohet efektivisht vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, unitetit, solidaritetit dhe veprimit kolektiv, bazuar në një qasje shumëpalëshe dhe institucione të forta ndërkombëtare”, -përfundoi ai. (Elona)