Narkotiket ne Afganistan (Foto Thesundaily)

Narkotiket ne Afganistan (Foto Thesundaily)

Presidenti iranian Ebrahim Raisi deklaroi se masat e marra nga Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) gjatë pushtimit të Afganistanit kanë çuar në rritjen e kultivimit të bimëve narkotike në vendet e shkatërruara nga lufta, njofton “Xinhua”.

Gjatë deklaratës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Drogën dhe Trafikimit të Paligjshëm, Raisi tha se gjatë pranisë prej dy dekadash SHBA-NATO, prodhimi i narkotikëve në Afganistan u industrializua dhe prodhimi u shpërnda në të gjithë globin.

Raisi theksoi se asnjë vend nuk mund të luftojë i vetëm trafikun e drogës, duke u kërkuar të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të luajnë rolin e tyre, sipas faqes së internetit të presidencës iraniane.

Ai tha se lufta e Iranit kundër trafikut të drogës u ndikua nga sanksionet e SHBA, të cilat e privuan vendin nga shumë mjete dhe teknologji të nevojshme. (Fatosi)