Foto nga VCG

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve "Hsinhua" të premten e kaluar, zv.ministri i Industrisë dhe i Tregtisë i Rusisë Aleksei Gruzdev tha se Samiti i 14-t i BRICS-it ka rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit global dhe të zhvillimit të vazhdueshëm.

Sipas tij, tema kryesore e këtij samiti "Krijimi i partneritetit me cilësi të lartë, hapja e epokës së re të zhvillimit global" është më realiste se kurrë. Tani sfidat që gjenden përpara bashkësisë ndërkombëtare kanë natyrë ndërshetërore dhe duhet të përballohen me veprime të përbashkëta. Ekonomitë kryesore botërore, duke përfshirë vendet e BRICS-it, duhet të bashkërendojnë më tej veprimet, për të mbrojtur së bashku qëndrueshmërinë globale dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

Gruzdev shtoi se tani rimëkëmbja e ekonomisë globale po përballet me sfida serioze dhe vendet e BRICS-it mund të bëhen shtylla të stabilitetit botëror dhe lokomotiva të modelit të ri të ekonomisë botërore. Në të ardhmen, sipas tij, vendet e BRICS-it pritet të nxitin më tej integrimin ekonomik dhe lehtësimin e tregtisë në bazë të barazisë, respektimit të interesave të përbashkët e të bashkëpunimit strategjik. (Fani/Artan)