VCG

VCG

Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me sisteme raketore Iskander-M, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një takim televiziv me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko të shtunën, njofton “CGTN”.

Sipas presidentit rus, dorëzimi do të bëhet brenda pak muajsh.

Iskander-M është një sistem i lëvizshëm raketor i drejtuar me rreze veprimi deri në 500 km (300 milje).

Raketat mund të mbajnë koka luftarake konvencionale ose bërthamore. (Fatosi)

VCG

VCG