Marredheniet Iran-Rusi (Foto Tehrantimes)

Marredheniet Iran-Rusi (Foto Tehrantimes)

Irani dhe Rusia bënë thirrje për një nxitje të lidhjeve të tyre gjithëpërfshirëse për të përfituar të dyja vendet, deklaroi presidenti iranian Ebrahim Raisi pas takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, citon “Xinhua”.

Raisi tha se takimet dhe bisedimet e vazhdueshme midis zyrtarëve të Iranit dhe Rusisë janë një shenjë e vullnetit serioz nga të dyja palët për të formuar një epokë të re të bashkëpunimit strategjik dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike, thuhet në deklaratën e lëshuar në faqen e internetit të Presidencës iraniane.

“Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit është një mënyrë efektive për të kundërshtuar sanksionet e SHBA-së dhe unilateralizmin ekonomik kundër vendeve të pavarura”, -citohet të ketë thënë Raisi.

Pas informimit nga Lavrov mbi zhvillimet e fundit të konfliktit Rusi-Ukrainë, Raisi theksoi rëndësinë e përfundimit të konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhje diplomatike të konfliktit, thuhet në deklaratë. (Irma)