Kompanite holandeze (Foto Techxplore)

Kompanite holandeze (Foto Techxplore)

Gjiganti global i bio-teknologjisë “Royal DSM” është optimist për perspektivat e zhvillimit në Kinë dhe do të vazhdojë të zhvillojë pjesën e tij të tregut në Kinë, deklaroi presidenti i “DSM China” Zhou Tao gjatë një interviste për “Xinhua”.

“Kina është një nga tregjet më të rëndësishme për “DSM” dhe kompania do të kapë mundësitë e reja të zhvillimit dhe do të vazhdojë të zërë rrënjë në Kinë”, -tha Zhou.

E themeluar në vitin 1902, korporata shumëkombëshe me bazë në Holandë filloi tregtimin me Kinën në vitin 1963 dhe krijoi zyrën e saj të parë të shitjeve në Kinë dhe objektin e parë të prodhimit në fillim të viteve 1990, tha Zhou.

Ai theksoi se korporata ka kaluar nëpër faza të ndryshme zhvillimi dhe në çdo fazë ka evoluar së bashku me ndryshimet në tregun kinez.

Duke vënë në dukje se biznesi i DSM po rritet shëndetshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme në Kinë, Zhou tha duke parë nga e ardhmja, do të shfrytëzohen mundësitë e reja të zhvillimit të Kinës dhe do të punohet fort për të pasur një ompani të orientuar drejt së ardhmes. (Irma)