Foto nga VCG

Kryeqyteti austriak Vjena është rikthyer në krye të listës së qyteteve më të mira në botë për të jetuar, sipas një raporti të publikuar të enjten nga “Economist Intelligence Unit” (EIU), citon “Xinhua”.

Vjena kryesoi grafikun vjetor të EIU të qyteteve më të jetueshme në botë në 2018 dhe 2019, por renditja e saj ra në dy vitet në vijim për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve të lidhura me to.

EIU i dha vendin e parë Vjenës sërish këtë vit për stabilitetin dhe infrastrukturën e mirë si dhe kujdesin e mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim.

Qytetet e Evropës Perëndimore dhe ato kanadeze dominojnë në krye të renditjes së këtij viti. Vjena pasohet nga Kopenhaga, Zyrihu, Kalgari, Vankuveri dhe Gjeneva. Top 10 plotësohet me Frankfurt, Toronto, Amsterdam, Osaka dhe Melburn. Sipas raportit të EIU, Osaka dhe Melburni renditen të dyja në vendin e 10-të.

Damasku, Lagos dhe Tripoli janë përmendur si qytetet më pak të jetueshme, tregoi raporti i EIU.

Raporti i këtij viti i EIU bazohet në vlerësimin e jetëgjatësisë së 172 qyteteve në mbarë botën përmes pesë kategorive: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë. (Irma)