Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, nderoi 485 personel të Kombeve të Bashkaura që humbën jetën në krye të detyrës vitin e kaluar, bën të ditur “Xinhua”.

“Nderojmë kujtimin e personelit të Kombeve të Bashkuara që humbën jetën duke i shërbyer organizatës gjatë vitit të kaluar. Ne jemi të bashkuar në pikëllim dhe solidaritet. Ne i bëjmë homazhe kolegëve tanë që humbëm për shkak të akteve keqdashëse, fatkeqësive natyrore dhe sëmundjeve. Ne vajtojmë numrin më të madh të kolegëve, 485 personel të OKB-së, të humbur në një vit të vetëm”, -tha Guterres në një event përkujtimor.

Sipas Guterres, nga 485 të vdekur, 70 ishin ushtarakë, një polic dhe 414 ishin personel civil. Ata vinin nga 104 kombe.

“Shpesh larg shtëpisë, pa bujë, ata ia kushtuan karrierën e tyre për të ndihmuar të tjerët. Të papërkulur nga cinizmi, ata punuan për të bërë një ndryshim, pavarësisht sa e lartë ishte pengesa; sado i largët të jetë shpërblimi; pa marrë parasysh sa e vështirë është sfida. Ata punuan për të siguruar paqen në vende të harruara. Ata ushqenin të uriturit dhe strehuan ata që ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Ata ndihmuan në mbrojtjen e planetit tonë, dhanë ndihmë për të shpëtuar jetën dhe luftuan për t'u dhënë fëmijëve një të ardhme më të mirë. Ata ruajtën vizionin dhe vlerat e Kombeve të Bashkuara”, -shtoi shefi i OKB-së.

Guterres tha se bota është në trazira, e plagosur nga konfliktet, e kërcënuar nga krizat dhe e pushtuar nga emergjencat. Shpresa e vetme e njerëzimit është të bashkojë forcat dhe të punojë së bashku si një komunitet ndërkombëtar. (Irma)