[Foto:VCG]

[Foto:VCG]

“Fox News” raportoi të hënën se sivjet, në pesë qytete të mëdha të ShBA-së - Los Anxhelos, Uashington, Baltimore, Miluoki dhe Atlanta - numri i përgjithshëm i rasteve të vrasjeve është më i madh se gjatë së njëjtës periudhës të vitit 2021, duke u përputhur me prirjen e rritjes së vrasjeve në ShBA prej vitit 2020.

Sipas këtij raporti, deri më 17 qershor, numri i përgjithshëm i rasteve të vrasjes në këto pesë qytete të mëdha arriti në 572. ShBA-ja po ndjek prirjen e rritjes së dukshme të krimeve të nisur që prej vitit 2020. Disa ekspertë amerikanë kanë paralajmëruar se vera është stina me numrin e lartë të krimeve, prandaj “nuk ka shpresë” për lehtësimin e rritjes së dhunës në qytetet e mëdha. Shumë ekspertë mendojnë se rritja e krimeve të dhunës ka lidhje me shpërthimin e pandemisë së COVID-19 e politikat përkatëse të qeverisë, si edhe ngjarjen e vrasjes së afroamerikanit George Floyd nga policia, që shkaktoi shpërfilljen e publikut ndaj ligjit dhe rendit. (Li Huailiang/Artan)