Foto nga VCG

Inflacioni i ushqimeve në Eurozonë ka të ngjarë të mbetet i lartë për shkak të krizës Rusi-Ukrainë dhe rritjes së çmimeve globale të mallrave, sipas Buletinit Ekonomik mujor të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të botuar të martën.

Rritja e ndjeshme e inflacionit të ushqimit që nga mesi i vitit 2021 është nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve ndërkombëtare të mallrave ushqimore dhe të energjisë, e cila u përshpejtua nga kriza në Ukrainë, citon “Xinhua”.

Pasojat e forta të krizës për Eurozonën shpjegohen me ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në kapacitetin e prodhimit dhe eksportit në Ukrainë dhe me kufizimet tregtare dhe rritjen e pasigurisë në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi, thuhet në raport.

BQE tha se ishte e shqetësuar se qasja në disa mallra ushqimore, si misri, farat e vajit, gruri dhe sheqeri, të cilat vendet e eurozonës kryesisht i importojnë nga rajonet e prekura nga kriza, veçanërisht nga Ukraina, do të jetë e vështirë në një periudhë afatgjatë.

Për më tepër, Eurozona importon më shumë se një të katërtën e plehrave kimike nga rajoni i prekur. (Elona)