Në një koment të botuar më 17 qershor në uebsajtin e “Fox News”-it thuhet se një sërë krizash shoqërore e ekonomike në ShBA janë shkaktuar nga “mungesa e baballarëve” në shoqërinë amerikane.

Duke iu referuar të dhënave statistikore zyrtare, në artikull vihet në dukje se afro 18.5 milionë fëmijë amerikanë po rriten pa baballarët e tyre, që do të thotë se ShBA-ja është ndër vendet ku mungon më shumë figura e babait në botë.

Po sipas artikullit, studimet tregojnë se 85 për qind e fëmijëve dhe e adoleshentëve me çrregullime sjelljeje janë nga familje pa baba dhe mbi 70 për qind e të miturve në qendrat e rehabilitimit nga droga e alkooli vijnë nga familje ku mungon babai. Në krahasim me fëmijët nga familjet normale, ata prej familjeve pa baba kanë mundësi pesë herë më shumë për të rënë në varfëri dhe nëntë herë më shumë për të lënë shkollën. Kjo nënkupton se këta fëmijë do ta përballen me shumë probleme shoqërore e ekonomike kur të rriten.

Në artikullin e “Fox” News”-it theksohet gjithashtu se një sërë problemesh në ShBA, përfshirë shtimin e përqindjes së krimeve, shpërdorimin e substancave, uljen e lëvizshmërisë shoqërore dhe kufizimin e zhvillimit ekonomik, kanë të bëjnë me mungesën e baballarëve. (Wang Lei/ Artan)