Ambasadori kinez në Zelandën e Re, Wang Xiaolong gjatë fjalës së mbajtur në konferencën vjetore të Shoqatës së Miqësisë së Zelandës së Re me Kinën (NZCFS), bëri thirrje për të çuar përpara frymën e Rewi Alley, për të thelluar më tej miqësinë dypalëshe dhe mes popujve të dy vendeve.

Viti 2022 shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Zelandës së Re. Ky vit shënon po ashtu edhe 70-vjetorin e themelimit të Shoqatës NZCFS, trashëgimia e Rewi Alley.

Wang tha se zhvillimi i një marrëdhënieje të fortë midis dy vendeve është një vendim strategjik afatgjatë, i rrënjosur në të kaluarën e përbashkët dhe duke parë nga e ardhmja.

Ambasadori kinez tha se si Kina ashtu edhe Zelanda e Re besojnë dhe mbrojnë multilateralizmin, mbështesin sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara si bërthamën e tij dhe të dyja janë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës dhe pandemia Covid-19.

Sipas ambasadorit Wang, mbështetja me bazë të gjerë midis dy popujve në të gjitha drejtimet dhe administrimi primar i udhëheqjes së dy vendeve janë bashkuar për të çuar përpara dhe për të thelluar akoma më shumë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në dobi të të dy vendeve dhe popujve, duke kontribuar për paqen dhe prosperitetin rajonal dhe botëror.

“Le të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi përparimin e 50 viteve të fundit dhe për të sjellë zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Zelandë e Re në 50 vitet e ardhshme dhe më tej, duke gjeneruar përfitime edhe më të mëdha për të dy vendet, veçanërisht për të dy popujt”, -deklaroi ambasadori Wang.

Gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Shoqatës së Miqësisë së Zelandës së Re me Kinën, presidenti i NZCFS-së, Dave Bromwich, bëri thirrje për rinovimin dhe forcimin e miqësisë mes dy vendeve.

Bromeich, që është edhe një studiues, tha se misioni i Shoqatës së Miqësisë së Zelandës së Re me Kinën është të promovojë vullnetin e mirë, mirëkuptimin dhe miqësinë midis popujve të dy vendeve.

Duke dënuar disa media perëndimore për raportime të rreme mbi Kinën, Bromwich inkurajoi të rinjtë zelandezë të angazhoheshin me bashkëmoshatarët e tyre në Kinë, për të studiuar shoqërinë kineze dhe gjuhën kineze.

Bromwich, i cili kaloi gati 10 vjet në Kinë dhe bëri rreth 50 vizita në Kinë, deklaroi se përvoja e tij në këtë vend e ka bërë të kuptojë më mirë ku është Kina sot, nga ka ardhur dhe si është zhvilluar.