Kina dhe Laosi kanë arritur për herë të parë transmetimin e dyanshëm të energjisë elektrike që kur projekti i lidhjes me rrjetin e të dy vendeve filloi 12 vjet më parë.

Hidrocentrali Nam Tha 1 në veri të Laos dërgoi me sukses energji elektrike në provincën Yunnan në Kinën Jugperëndimore të hënën, bën të ditur “Xinhua”.

Për të ndihmuar në konsumimin e energjisë së tepërt hidrike në Laos gjatë stinëve të shirave, Rrjeti i Energjisë Jugore të Kinës (CSG) dhe Electricite du Laos (EDL) nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së energjisë 115 KW në mars.

Kina dhe Laosi ranë dakord të dërgojnë energji shtesë nga Laosi në provincën Yunnan në stinët me shi, ndërsa në stinët e thata, CSG do të plotësojë furnizimin me energji elektrike në veri të Laosit. (Elona)