Sekretari amerikan Xinhua

Sekretari amerikan Xinhua

Ish-sekretari amerikan i Thesarit, Larry Summers, parashikon recension në të ardhmen e afërt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes shqetësimeve në rritje për inflacionin, citon “Xinhua” mediat amerikane.

“Asgjë nuk është e sigurt dhe të gjitha parashikimet ekonomike kanë pasiguri. Supozimi im më i mirë është se një recesion është përpara”, -citoi “The Hill” ish-sekretarin Summers në një komunikim për rrjetin “NBC”.

“Unë e bazoj këtë në faktin se nuk kemi pasur një situatë si kjo e tanishmja me inflacion mbi 4 për qind dhe papunësi mbi 4 për qind pa recesion pas një ose dy vitesh”, -tha ai. (Elona)