Sipas gazetës "Washington Post" të së shtunës, po atë ditë mijëra njerëz nga mbarë Shtetet e Bashkuara mbajtën mitingje pranë ndërtesës së “Kapitol Hillit” për të protestuar kundër diskriminimit të rrënjosur racial në Shtetet e Bashkuara dhe padrejtësisë ekonomike që rrjedh prej tij, që çojnë në një sërë problemesh shoqërore.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Demonstruesit mbanin pankarta që i bënin thirrje qeverisë amerikane të eliminojë diskriminimin sistematik racial, të garantojë të drejtën për mbijetesë të të varfërve e njerëzve me të ardhura të ulëta, të rrisë pagën minimale për orë, të përmirësojë sistemin shëndetësor dhe të shkurtojë shpenzimet ushtarake. Disa pjesëmarrës thanë se vendi është në rrezik të madh dhe demokracia është nën kërcënim.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Regjistrimit e ShBA-së vitin e kaluar, shkalla e varfërisë së popullsisë amerikane në vitin 2020 ishte 11.4 %, nga e cila varfëria e afro-amerikanëve arriti në 19.5 %, niveli më i lartë i varfërisë në Shtetet e Bashkuara. Epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri e ka zmadhuar më tej problemin e padrejtësisë raciale në Shtetet e Bashkuara. Disa ekspertë thonë se pas këtyre dukurive qëndron shpërndarja e pabarabartë e burimeve mjekësore dhe dallimet shëndetësore etnike, por shkaku kryesor është pabarazia ekonomike e shkaktuar nga diskriminimi i rrënjosur sistematik racial në Shtetet e Bashkuara.